Eyelashes extentsion
Lash extentsion janë qerpikë sintetikë, por shumë natyralë: janë të butë dhe të përkulshëm si qerpikët e vërtetë dhe nuk kanë fare ngjashmëri me ato tufat e qerpikëve fallco që përdoreshin në të kaluarën. Ky trajtim nënkupton zgjatjen e qerpikëve nëpërmjet ngjitjes së një numri extension për çdo sy, që nga 30 deri në 100, në bazë të efektit që duam të kemi dhe të çmimit që mund të paguajmë.
Lash extension vendosen duke përdorur si bazë qerpikët natyralë dhe ngjiten një nga një nëpërmjet një pince të vogël dhe një ngjitëse joalergjike. Ekzistojnë extension për qerpikët me ngjyra të shumëllojshme, trashësi dhe gjatësi dhe përkulje nga më të ndryshmet, për t’u përshtatur sa më mirë me vështrimin tuaj.